Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Shkodër

Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Tom Kola” Shkodër, është regjistruar një shpërthim me lëndë plasëse.  Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një banesë pranë Shkollës Pyjore.

Sipas burimeve, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Nga ana tjetër, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit me lëndën plasëse.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button