Aktualitet dhe Lajme

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Fushë-Krujë

Share

Një sasi lënde plasëse, është vendosur në ambientet e jashtme të një banese në Fushë-Krujë, ku fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Alfred Kurti.

Në momentin e shpërthimit në banesë, ndodheshin dy vëllezërit bashkë me familjet e tyre dhe nëna e moshuar.

Sipas raportimeve, dy vëllezërit merren me mobileri dhe nuk njihen si persona problematikë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button