Aktualitet dhe Lajme

Shpërthen tritoli në Razëm, ish-kreu i komunës Shkrel: S’iu vendos biznesit tim, por parkingut të fshatit

Share

Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në fshatin Razëm.

Mediat raportuan se lënda plasëse i është vendosur lokalit të Fredi Sterkajt. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e ish-kryetarit të komunës Shkrel, nën siglën e Partisë Demokratike.

Por vetë sterkaj ka rrëzuar raportimet në media.

Ai tha se lënda plasëse nuk është vendosur në biznesin e tij, port e parking në qendër të fshatit.

“Policia po heton, nuk ia kam idenë. Lënda plasëse nuk është vendosur te biznesi im, port e parking në qendër të fshatit, që është i përbashkët. Aty ka qenë e vendosur reklama e biznesit tim, hotel”, tha ai.

“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.    

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia për ngjarjen.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button