fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Shmanget tragjedia/ Shqiptari ishte duke u mbytur në La Mansh me gomone drejt Anglisë, vëllai telefonon në SHBA për ndihmë

Share

Një ngjarje e pazakontë, por me fund të lumtur. Një telefonatë në Dover, Delauer, habiti jo pak punonjësen e ndihmës së shpejtë.

Një telefonues nga Shqipëria duke menduar se po kontaktonte me punonjësit e policisë në Dover të Anglisë, gabimisht ka marrë ata të SHBA-së duke u kërkuar ndihmë pasi gomonia ku ishte vëllai i tij po fundosej në La Mansh.

Ngjarja mësohet se ka ndoshur muajin e kaluar, 27 gusht.

“Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për ‘Departamentin e Policisë së Doverit’ dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaware,” thanë zyrtarët e policisë në një njoftim për shtyp.

“Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara”, shtuan ata.

Pas kësaj telefonate brenda 4 minutash, agjencitë ndërkombëtare u njoftuan.

Më në fund, shqiptari arriti të kontaktonte me Rojën Bregdetare Franceze dhe vëllai i tij, bashkë më të tjerët në varkë, u shpëtuan.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button