Shkrumbohet banesa në Has, familja e Sadri Meshi mbetet në qiell të hapur

Share

Gjatë orëve të natës, një shtëpi në Golaj të Hasit, është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit.

Zjarri ka rënë dhe familja e Sadri Meshi, nga djegja e banesës ka mbetur në qiell të hapur.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit, duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike.

 Grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit, po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.




Huazuar nga Albeu.com

Reklama
Back to top button