fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Shkodër/ Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari

Share

Një 28-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi u kap duke transportuar 4 shtetas nga Afganistani, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi.

Uniformat blu sekuestruan automjetin e të riut me inicialet S.G., në cilësinë e provës materiale.

Operacioni u kodua “Near 2”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Kufitare Shkodër, operacionin policor të koduar “Near 2”.

Në kuadër të operacionit  u  arrestua shtetasi:   

S. G., 28 vjeç, banues në Shkodër.   

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në rrugën e fshatit Vukpalaj, duke transportuar me automjetin e tij, kundrejt pagesës, 4 shtetas nga Afganistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button