Aktualitet dhe Lajme

Shkodër/ I vihet tritol gjatë natës makinës së efektivit

Share

Një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit të një efektivi policie në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër. Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të makinës. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm është dëmtuar pjesërisht automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve/”, njofton policia.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button