Aktualitet dhe Lajme

Shkëmbi u shkëput nga mali dhe zuri 25-vjeçarin, dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Përmet

Share

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Çarshovë, nj. Ad Çarshovë, Përmet, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke rënë në shtëpinë e shtetasit Thoma Vangjeli.

Shkëmbi ka zënë gjymtyrët e poshtme të të birit, Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, ndërkohë që po vijon puna për lirimin e tij.

Njoftimi:

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen”, njoftoi policia.

25-vjeçari ndodhet ende në banesë. Për këtë arsye në drejtim të fshatit, janë nisur zjarrfikësit dhe ambulanca ku po punohet për nxjerrjen e të riut.

Siç duket edhe nga pamjet, masivi shkëmbor që ka rënë në banesë është shumë i madh.






Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button