Aktualitet dhe Lajme
Sherri mes tifozëve në nisje të derbit, disa efektivë të policisë lëndohen rëndë dhe dërgohen në spital

Në fillim të derbit mes Partizanit dhe Tiranës kishte tensione të mëdha. Tifozët e kuq “mësyen” në fushë duke shkuar drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët e Tiranës.
Është dashur ndërhyrja e policisë që turma të shpërndahej. Por, nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar disa efektivë të policisë. Këta të fundit kanë marrë dëmtime, duke u detyruar që të transportohen drejt spitalit të Traumës.
Kujtojmë se derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës që po zhvillohet në “Arenën e Demave”, është sfidë e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Momentalisht, bardheblutë po udhëheqin 0-1 me golin e Ernest.