Aktualitet dhe Lajme

Sherr me thika në kryeqytet, plagoset një 34-vjeçar! Pas disa orësh kërkime, vihet në pranga autori

Share

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.

Ngjarja sipas policisë mësohet se ka ndodhur në Farkë, ndërsa autori i identifikuar me inicialet B.B. është arrestuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Sakaq, i plagosuri i identifikuar me inicialet H. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Farkë, rreth orës 18:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi B. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal”, njofton policia.


Huazuar nga StartNews.

Back to top button