Aktualitet dhe Lajme

Shehu: Të futet në rendin e ditës mocioni për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë

Share

Deputeti demokrat Tritan Shehu,  denoncoi një shkelje të procedurës, ku ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë, për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.

“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.

Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovë”, tha ai.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button