Aktualitet dhe Lajme

“SHBA është e dekurajuar”, Hill flet për dështimin e takimit Kurti-Vuçiç: Jemi të kënaqur me serbët që…

Share

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, u pyet sërish mbi fjalët e tij për njohjen ndaj Kosovës, si kusht për hyrjen e Serbisë në BE. Ai gjithashtu komentoi mungesën e takimit Kurti-Vuçiç duke thënë se lidhur me këtë SHBA-ja është pak e dekurajuar.

“Ne me të vërtetë përkrahim dhe vazhdojmë ta përkrahim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit. Ne mendojmë që kjo është mënyra e duhur, në fakt mënyra e vetme, për të ecur përpara. Mendoj që duhet të ketë një përpjekje të vërtetë për të bërë progres, sepse, e dini, ka shumë muaj që nuk po ndodhë shumë. Kështu që, mendoj se kemi disa probleme me këtë. Jam i kënaqur që pala serbe ishte e gatshme të bisedojë. Është e rëndësishme”, ka thënë ai.

Megjithatë nuk sqaroi nëse ende mbështet deklaratën e tij të disa kohëve më parë se pranimi i pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE. Uashingtoni ka bërë të qartë se pret që dialogu Prishtinë-Beograd të mbyllet me njohje reciproke.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button