Aktualitet dhe Lajme

Sërish diell dhe vapë! Mot i qëndrueshëm me temperatura deri në 35 gradë

Share

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura. Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 16 deri 30°C

në zonat e ulëta 17 deri 35°C

në zonat bregdetare 20 deri 33°C


Huazuar nga StartNews.

Back to top button