Aktualitet dhe Lajme

Sëmundja e ‘heshtur’ e kancerit të pankreasit, ja problemi shëndetësor që ju shfaqet në trup 1 vit para diagnostikimit! Studimi: Ja sa janë shanset e mbijetesës

Share

Kanceri i pankreasit kërkon diagnostikim të hershëm, pasi është një sëmundje e ‘heshtur’ sipas të dhënave të fundit nga studimi grek.

Sipas studimit kanceri i pankreasit ka gjashtë herë më shumë gjasa rrezikshmërie tek pacientët që të shfaqë dhe gur në tëmth, krahasuar me ata që nuk e kanë sëmundjen.

Hulumtimi tregon se rrezikshmërinë që ka ky kancer i pankreasit, i cili në 90% të rasteve pacientët kanë humbur jetën.

“Kanceri i pankreasit është i vështirë për t’u diagnostikuar dhe më pas shanset për të mbijetuar janë minimale. Gjetjet tona sugjerojnë se gurët e tëmthit mund të jenë një mënyrë për të diagnostikuar më mirë këtë lloj kanceri,  që do të thotë se ne mund të shpëtojmë më shumë jetë”, tha Marianna Papageorgiou, autorja kryesore e studimit dhe një studiuese në Qendrën Mjekësore të Bostonit.

Gjatë kohës para diagnozës, 4.7% e pacientëve me kancer ishin diagnostikuar me gurë në tëmth dhe 1.6% kishin hequr fshikëzën e tëmthit.

Ndër të tjera, studimi thekson se gjetjet laboratorike pritet të shpjegojnë lidhjen që ka sëmundja e kancerit të pankreasit me simptomën e gurit të të tëmthit, por citohet se “Ky lloj i veçantë kanceri është i rrezikshëm dhe mbijetesa është mjaft e ulët. Pacientët në faza të tilla të avancuara mund të përfitojnë nga diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur. Ky mund të jetë çelësi për të kuptuar më mirë hapat e ardhshëm në shqyrtimin, menaxhimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të pankreasit”.


Huazuar nga Start News

Back to top button