Salianji në burg, gazetarja Klodiana Lala: Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm
Gazetarja, Kodiana Lala, ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me burg për kallëzim të rremë edhe pse nuk ka depozitaur ndonjë kallëzim konkret, përveç denoncimit publik nga selia e PD. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se vendimi për Salianjin nuk e bind dhe shpjegoi disa momente të errëta të veprimeve të policisë.
Ajo shtoi se Salianji nuk ka bërë kallëzim por përdorin termin kallëzim publik. Sipas saj ata kapin pjesën e dytë të nenit dhe thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës.
“Nuk më bind vendimi për Ervin Salianjin. Në vitin 2018, në selinë e PD doli zoti Salianji bashkë me zyrtarë të tjerë të PD dhe bëri denoncim publik, ku shfaqi një audio përgjim, ku ishte një person si bashkëpunëtori X dhe një person që pretendohej se ishte Agron Xhafaj. Ende pa e mbaruar PD deklaratën e saj, Policia kishte identifikuar bashkëpunëtorin, Albert Veliu, Babalja. Ky person u shoqërua, familja u shoqërua. Agron Xhafaj, brenda natës u ngjit na avion dhe shkoi në drejtim të Italisë.
A kishte dikush nga zyrtarët e lartë përfshirë edhe zotin Xhafaj, shpërdorim detyre, kur ai dyshohej se mund të ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, dhe u largua? Sot qytetarët nuk e dinë se me cfarë është krahasuar zëri. Kryeministri doli dhe foli për një akt ekspertizë në një laborator privat të huaj, në MB.
Tjetra, kur doli dhe u shfaq në skenë Fredi Alizoti, nëse ju kujtohet zinxhiri drejtues i Policisë, vinte vërdallë pas Fredi Alizotit. Ervin Salianji mund të ketë patur dijeni por gjykata nuk më ka lënë të kuptoj se çfarë ka ndodhur.
Ndërhyrja e dhunshme e policisë, mënyra si u sollën autoritetet… Kanë vajtur dy oficerë të SHISH dhe Babalja ka patur pult makine për të bërë përgjimin e vëllait të ministrit të brendshëm, por askush nuk e tha se kush ishte roli i SHISH në këtë histori.
Çfarë bëri prokuroria? Zoti Salianji nuk ka bërë kallëzim, përdorin termin kallëzim publik. Kapin pjesën e dytë të nenit, thonë se Salianji përmes kontakteve që ka patur me Albert Veliun dhe me gazetarin Olldashi, ka bashkëpunuar për të dëmtuar imazhin e Agron Xhafës. Prokuroria thotë nuk merremi me pjesën e Italisë, Salianji ka krijuar prova të rreme për të rënduar pozitën e Agron Xhafës për të bërë ndjekje penale. Autoritetet duhet të na tregonin rolin konkret”, tha Lala./ TPZ