Aktualitet dhe Lajme

Sa e kishte rrogën Enver Hoxha dhe a kishte ai një sozi (sipas revistës Time dhe djalit të Mehmet Shehut)

Share

Enver Hoxha ishte kryeministër, ministër i Mbrojtjes, ministër i Jashtëm, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, gjeneral kolonel, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Askush nuk ka mbajtur njëkohësisht kaq shumë detyra në historinë e shtetit shqiptar.

Por sa e kishte rrogën Enver Hoxha?

Revista “Time”, e vitit 1971, në një reportazh për Shqipërinë komuniste dhe drejtuesit e saj, përkthyer dhe botuar nga DITA, shkruan se Hoxha merrte 2 mijë lekë pagë, ose me kursin e asaj kohe 240 dollarë amerikanë.

A kishte Hoxha një sozi?

Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, Bashkim Shehu, në një botim të tij mbi hapjen e dosjeve, preke edhe temën e ekzistencës apo jo të një sozie të Enver Hoxhës.

“Enver Hoxha ka pasur një kipc (sozi) në vitet e fundit. Nuk dihet as emri, as profesioni i tij, ndonëse flitet që ka qenë aktor, që të mund të shërbente jo vetëm qendrimet dhe gjestet e Enver Hoxhës, por herë pas here, kur të ishte nevoja, edhe të folurën e Enver Hoxhës.

Nuk ka qenë nga aktorët e njohur, se përndryshe do të dihej, e shumta mund të ishte aktor i një trupe amatore të ndonjë qyteti të vogël apo i vatrës së kulturës së ndonjë kooperative bujqësore (siç pandehet se ka qenë edhe njëri nga katër sozitë e Stalinit, i qëmtuar në një kolkoz të Luginës së Kodorit, në Gjeorgjinë e tij)”, shkruan Bashkim Shehu

Për sozinë e Enver Hoxhës, i pari që ka shkruar ka qenë gazetari belg Jean-Rene Daems, i cili erdhi në Shqipëri në kohën e trazirave të vitit 1997.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button