Aktualitet dhe Lajme

Rruga e Arbrit gati por terminali nuk duket!

Share

Njohësi i mirë i biznesit në Dibër, Roland Pahumi, i cili po ashtu vite me radhë udhëheq në një nga Odat ekonomike, thotë se ndërtimi i një Terminali në vendkalimin kufitar “Bllatë” dukshëm do të rriste përfitimet ekonomike dhe zhvillimin e bizneseve në Dibër

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 2 janar – Përkundër faktit se vendkalimi kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë  deri në vitin 1991 funksiononte vetëm për transport të kromit, kurse pas këtij viti vendkalimi filloi të funksionoj edhe për  udhëtarët mes të dy vendeve, nuk u arritën efekte në sferën e  ekonomisë. Dy dekadat e fundit nga të dy anët e kufirit Odat ekonomike në vazhdimësi kanë kërkuar që në këtë vendkalim kufitar i cili është në afërsi të Dibrës të ndërtohet një Terminal. Për fat të keq sipas Odave, mungesa e një terminali shkakton telashe bizneseve mes dy Dibrave të cilët janë të detyruar gjatë transportit të mallrave të shfrytëzojnë terminalin e Strugës respektivisht të vendkalimit kufitar Qaf Thanë, gjë që disa herë rrit shpenzimet e transportit. Këto ditë në Shqipëri në rrugën e  Arbrit u hap edhe tuneli më domethënës i Murrizit. Tani rruga e Arbrit e cila lidh Tiranën me krahinën e  Dibrës  jep një perspektivë të madhe për zhvillimin ekonomik mes dy Dibrave. Rruga e Arbrit faktikisht tani është gati por pa një terminal në vendkalimin kufitar “Bllatë”, zhvillimi i bizneseve  ngec.

Advertisements

Tani më një kohë të gjatë biznesmenët dibran kanë probleme me transportin  të tyre të prodhimeve për në anën tjetër të kufirit. Disa biznese të cilët kryesisht mirën me tregti bëjnë ankesa të shpeshta në adresë të Odave ekonomike që veprojnë në Dibër nga të cilët kërkojnë që në vendkalimin kufitar “Bllatë” të ndërtohet edhe një terminal. Sipas tyre, ngritja e një terminali do të dikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e  bizneseve jo vetëm në Dibër por edhe  në Gostivar, Tetovë e më gjerë. Për këtë problem, është debatuar shumë  herë në seancat e Odave ekonomike. Njohësi i mirë i biznesit në Dibër, Roland Pahumi, i cili po ashtu vite me radhë udhëheq në një nga Odat ekonomike thotë se ndërtimi i një Terminali në vendkalimin kufitar “Bllatë” dukshëm do të rriste përfitimet ekonomike dhe zhvillimin e bizneseve në Dibër. Ai thotë se terminali në Bllatë do të ndikonte pozitivisht edhe në këmbimin e  mallrave mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Terminali do të ishte në interes të bizneseve të Dibrës dhe më gjerë por edhe të bizneseve në Peshkopi dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Tani kur ka interes për të shfrytëzuar vendkalimin kufitar në fjalë për transport të mallrave ajo nuk mund të ndodh pa ndërtimin e  një Terminali”, shprehet ai.

Në bisedën  që patëm me biznesmenin nga Dibra dhe Peshkopia u informuam se kanë interes të madh që edhe Dibra të ketë Terminal. Meqë pritet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përveç në vendkalimin kufitar të Qaf Thanës edhe në Bllatë të kenë kontroll të përbashkët, me siguri ndërtimi i Terminalit do të rriste disa herë  frekuencën jo vetëm të udhëtarëve por edhe të transportit mes bizneseve që është në interes jo vetëm i dy Dibrave  por edhe në interes të të dy vendeve në përgjithësi. (koha.mk)

 

 

 

 

 


Huazuar nga Koha.mk

Back to top button