Aktualitet dhe Lajme

Rritet prodhimi dhe eksporti i energjisë

Share

15:43 23/05/2023

Shqipëria shiti 2.4 herë më shumë në tremujorin e parë

Situata e favorshme me reshje shiu ka bërë që në tre muajt e parë të vitit, Shqipëria të rrisë prodhimin e energjisë elektrike dhe të shesë 2.4 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt Janar-Mars, prodhimi vendas i energjisë elektrike është rritur me 38%, duke arritur vlerën 2.787 GWh nga 2.016 GWh në tremujorin e parë të vitit 2022. Kjo është shoqëruar me rritje të eksportit të energjisë. Gjatë kesaj periudhe, vendi ynë ka shitur 904 GWh nga 373 GWh që eksportoi vjet në po të njëjtën periudhë.

Sa i përket konsumit, nga të dhënat e INSTAT, rezulton se shqiptarët kanë kursyer më shumë energji këtë vit. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2023, u ul me 10%.

Ndikimin më të madh në rënien e përdorimit të energjisë elektrike, e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, ku përfshihen institucionet publike dhe bizneset. 57,9 % e energjisë në vend prodhohet nga hidrocentralet publike, 41,5 % nga hidrocentralet private dhe koncensionare, ndërsa 0,6% nga fotovoltaikët.

Tv Klan

Të ngjashme




Huazuar nga TVKLAN

Një kafe nga ju!

Back to top button