Rrëzohet kërkesa e Albin Kurtit, nuk pranohet rinumërimi i votave me postë

Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje e cila kërkoi anulimin e rezultatit të votimit me postë për subjektin politik Lidhja Demokratike të Kosovës është rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
Në vendimin e PZAP-së thuhet se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka sjellë asnjë provë se si mund të bëhet një gjë e tillë. Në vendim janë shpjeguar detaje se përse është refuzuar kjo ankesë e Vetëvendosjes.
Më tej, në arsyetimin e vendimit thuhet se partia nuk pushtet nuk ka sjell prova bindëse në argumentimin e ankesës së saj.
PZAP-ja ka vlerësuar se anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta.
“Në raport me këto pretendime në ankesë me asnjë provë bindëse nuk i ka dëshmuar se mbi cilat shkaqe e kërkon një gjë të tillë, pasi që anulimi i rezultatit të votimit me postë dhe përsëritja e tij duhet të mbështetet në dëshmi të qarta për manipulim, qoftë me rastin e dorëzimit apo me rastin e numërimit, e të cilat shkaqe parashturuesi i ankesës ka dështuar që t’i argumenotj”, është thënë në arsyetimin e vendimit.