Aktualitet dhe Lajme

Rreth 50 mijë persona u zhvendosën në 48 orë nga Rafah

Share

Rreth 50,000 persona janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, në 48 orët e fundit si rezultat i urdhrit të evakuimit të Izraelit.

Lajmi u bë i ditur për CNN nga një punonjës i lartë në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Ne gjurmuam afërsisht 50,000 njerëz që niseshin nga Rafah në 48 orët e fundit. Ne i kemi parë ata të shkojnë në Khan Younis, disa kanë shkuar në zonën e zgjeruar humanitare të Al-Mawasi, të tjerët kanë shkuar në Deir al-Balah”, tha zëvendësdrejtori i lartë i çështjeve të UNRËA në Gaza, Scott Anderson.

Banorët e Gazës filluan të largoheshin nga Rafahu lindor të hënën pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët atje që të “evakuoheshin menjëherë” ndërsa kryen një operacion ushtarak në qytet.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button