Aktualitet dhe Lajme

Ronaldo komenton në postimin e Mbappes: ”Mezi pres të shoh teksa shkëlqen në Bernabeu”

Share

Kylian Mbappe sot dhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me klubin e Real Madridit dhe pas Evropianit do të prezantohet në stadiumin ‘Bernabeu’, raporton Sinjali.

Mbappe ka nënshkruan kontratë me Realin që e mban atë deri në vitin 2029 me një pagë prej 15 milionë euro në vit.

Në mesin e shumë komenteve për ta uruar sulmuesin francez, ishte edhe ai i Cristiano Ronaldos pikërisht idolli i Mbappes.

Ronaldo e uroi francezin për transferimin në Real Madrid duke i uruar suksese dhe se tani është koha e portugezit që ta sheh atë duke shkëlqyer në stadiumin ‘Bernabeu’.

“Koha ime për të të parë ty. Mezi pres të shoh teksa shkëlqen në Bernabeu”, shkroi Ronaldo.

The post Ronaldo komenton në postimin e Mbappes: ”Mezi pres të shoh teksa shkëlqen në Bernabeu” appeared first on Albeu.com.


Huazuar nga Albeu.com

Back to top button