fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Rinori i bllokoi videon, Tayna: Mjeranë, s’lënë rast pa treguar sa të vegjël janë

Share

Pasi ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli i hoqi klipin nga Youtube, ka ardhur edhe reagimi i Taynës. Reperja, përmes një postimi bën të ditur se ia ka lënë çështjen në dorë drejtësisë.

Ajo e quan Rinorin ‘mjeran’, e më tej, në postim u kërkon ndjesë publikut të saj, por shton se duhet durim për të rikthyer projektin e saj.

Reagimi:

Unë, për mua jam e Para!

Për vite kam punuar shumë në cdo disponim te mundshëm, në cdo gjendje emocionale/shpirtërore/shëndetësore pa u dorzuar kurrë e në ndërkohë këto vite, te tjerët i kan shijuar lehtë rezultatet e sukseseve të mia te cilat ju bënë atyre “ shpi “. Po shpija ime nuk kishte rëndësi. Shëndeti i familjarëve të mi vazhdon të mos ketë rëndësi per ta.

Në heshtjen e shumë njerëzve mësova shumëçka.

Ashtu si mbreti Artur, me shpatën e së vërtetës, dinjitetit dhe respektit për veten dhe të gjithë njerëzit që një zemër e kanë, dal me kraharorin hapur dhe bërtas: NUK bëhet dot njeriu i madh as me para, as me famë, e as me ligësi. Ti je njeri i vogël kur vjen në këtë Tokë për të vuajtur suksesin që kurrë s’ja ndeve aromën, ke ardhur për t’u kacavjerrë në xham ashtu si një kërmill pas shiu…

Po unë, do të të vrojtoj me durim, sepse unë jam e MADHE…

I kërkoj ndjesë dëgjuesve t’mi për videon e hequr, por unë e di që do më kuptoni, e bashkë me mua, do bëni durim para mjeranëve të cilët nuk lënë një rast t’u ikë, pa treguar sa të vegjël janë!

Un ja kam lënë në dorë drejtësisë edhe Zotit!




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button