Rikthimi i Trump, Andi Bushati: Jam i frikësuar për Kosovën
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se frikësohet për Kosovën pas rikthimit të Donald Trump në Presidencë, duke kujtuar planet për shkëmbim territoresh apo përpjekjet e Grenell për një puç ndaj Albin Kurtit.
“Ne ta lexojmë të ardhmen duke u nisur nga e shkuara. Nga e shkuara, gjithë mbështetësit e Trump, thonë hante Bolton kumbulla dhe dardha, por Trump nuk e dinte që do të përfundonte në ndërrim kufijsh. Derisa arriti te Bolton, u gatua gjatë administratës Trump. Fajtorët kryesorë janë Rama, Thaçi, Vuçiç, por liderët kudo në botë mund të bëjnë çdo gjë por gjetën…
Ama pastaj të ikim nga Bolton dhe të vijmë te Grenell. Nuk i hyj qëllimeve, por sjellja prej kaubojsi e Richard Grenell për të rrëzuar një qeveri legjitime në Kosovë, është fytyra më e ndyrë e Amerikës së grushteve të shtetit dhe mbështetësve të Pinoçetit.
Soros ka bërë një mijë mëkate por kurrë me atë brutalitet.
Pra, nëse shohim në të ardhmen skena të tilla, që administrata Trump i ka dëshmuar në të shkuarën, jemi në një pikë, që jam i frikësuar vërtetë për Kosovën. Varet nga çfarë pozicioni do të ketë Grenell. E shkuara të tremb.
Festa që po përcillet nga Dodik deri te Vuçiç, entuziazmi për fitoren e Trump, nganjëherë njerëzit thonë, lexo gëzimin e armikut për të kuptuar çfarë të pret.”- u shpreh analisti Andi Bushati.