Rigels Xhemollari: 10 arsye pse një Prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun më 11 Maj

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, u bënte thirrje prindërve që të votonin masivisht PS-në, në zgjedhjet e 11 Majit.
Postimi i saj shkaktoi revoltë në rrjet, nisur nga fakti i degradimit të Arsimit në Shqipëri, mosmbajtja e përgjegjësisë për vrasjen e Martin Canit, apo edhe largimin e të rinjve.
Ndaj postimit të saj, ka reaguar edhe aktivisti Rigels Xhemollari, i cili në një postim në rrjetet sociale, rendit 10 arsyet pse prindërit nuk duhet të votojnë Ogerta Manastirliun më 11 Maj.
Postimi i plotë:
10 arsye pse një Prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 Maj!
1. Sepse nxënësit shqiptarë u renditën të fundit në Botë në testin PISA.
2. Sepse ajo qeshi dhe “lau duart”, kur në dyert e Shkollës Fan Noli u vra i ndjeri Martin Cani.
3. Sepse u çoi Drejtorin trafikant droge nxënësve të shkollës Jan Kukuzeli.
4. Sepse u krijua grup i strukturuar në UBT ku vetëm nje Blender u ble 2000 euro.
5. Sepse lejoi akreditimin e Wisdom në këmbim të një çante Luiss Vuitton.
6. Sepse 7 pedagogë të Elbasanit rropën studentët nga paratë duke shitur notën edhe me 1 thes patatesh.
7. Sepse “Mbesa e Ramës” mashtroi qindra nxënës nën dijeninë e zv. Ministres, duke përdorur Ambasadën Amerikane.
8. Sepse mbështeti dhe amnistoi Plagjiaturat e Rektorit të UT dhe Dekanes së FDUT.
9. Sepse u mori Peng diplomën studentëve të Mjekësisë.
10. Sepse shkollat i ktheu në shtëpi bari, magazina, gjelltore dhe hambarë.