Aktualitet dhe Lajme

Rezoluta anti-korrupsion/ Meta sulmon dhe PS-në, dhe drejtësinë

Share

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me pr.rezolutën antikorrupsion që u votua sot (27 maj) me 76 vota pro. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se kjo rezolutë “është një poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me regji”.

Ilir Meta thekson se “çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës”.

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës”, shkruan Ilir Meta.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button