Aktualitet dhe Lajme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme, balta mbulon Rrugën e Arbrit

Share

Reshjet e vazhdueshme të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në rrugët nacionale të vendit tonë. Në Rrugën e Arbrit është vështirësuar sërish qarkullimi i automjeteve për shkak se në fshatin Shkallë të Xibrit vijon të bjerë baltë në asfalt.

Rënia e baltës është në mënyrë të vazhdueshme, ndonëse pastrohet nga makineritë e firmës që po ndërton këtë rrugë. Për shkak të ujërave nëntokësor balta e cila zbret nga shpati i malit duket si një “llavë vullkani”. Prania e baltës në këtë segment është kthyer në pengesë për qarkullimin normal të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk është ky problemi i vetëm në këtë rrugë pasi edhe byppasi i Murrizit është i dëmtuar me prani të gropave dhe dëmtim të asfaltit anash karrexhatës. Ata kërkojnë që ndërhyrjet të bëhen edhe atje pasi rrezikojnë teksa kalojnë në të.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button