Aktualitet dhe Lajme
Reshje të dendura shiu në Shkodër, përmbyten disa rrugë
Shumë qytete janë përfshirë nga reshje të dendura shiu ditën e sotme. Dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë edhe problematikat e para në disa qytete.
Shkodra është përfshirë pasditen e sotme nga reshje intensive dhe era e fortë që ka shkaktuar edhe përmbytje të disa rrugëve. Grupet e punonjësve të ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë në terren për të monitoruar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
Sakaq, Bashkia e Shkodrës u bën thirrje qytetarëve që të shmangin daljet e panevojshme nga banesat.