Aktualitet dhe Lajme

Reshje bore në veri të vendit, si paraqitet situata në aksin Bogë-Theth

Share

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Teksa në disa qytete të Shqipërisë bien reshje shiu, në veri të vendit bie borë.

Reshjet e borës po vijojnë në aksin Bogë-Theth në lartësitë mbi 1200m. Ndërkohë një borëpastruese vijon punën për pastrimin e rrugës.

Në zona më të ulëta ka rënie gurësh dhe inertesh.

Po ashtu, në aksin Tamarë-Vermosh kanë filluar reshjet e borës, por pa krijuar probleme në rrugë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button