Renditja/ Rama publikon shifrat e numrit të pasagjerëve ajrorë në mars: Shqipëria vazhdon me ritme të larta
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë që tregon se Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e pasagjerëve ajrorë gjatë muajit Mars. Kreu i qeverisë thotë se tabela tregon numrin në rritje krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, ndërsa shton se vendi unë vazhdon me ritmet më të larta.
Postimi i kryeministrit Rama:
Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.
E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.
Huazuar nga Javanews.al