Aktualitet dhe Lajme

Reklamoi emisionin e tij, RTSH largon nga puna regjisorin

Share

Çudirat vijojnë në Radio Televizioni Shqiptar, ku kësaj here një regjisor është pushuar nga puna se lavdëroi emisionin e tij.

Bëhet me dije se regjisori i emisionit “Një natë sa një jetë”, ka lavdëruar punën e tij, gjë që ka shkaktuar edhe largimin e tij nga puna.

Regjisori Ergi Hasko ka bërë një postim në rrjetet sociale, Instagram, ku ka postuar një pjesë nga emisioni teksa shkruante: “I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa një jetë”.

Ky postim është bërë edhe shkak i pushimi të tij nga puna. Menjëherë pas postimit është larguar nga puna pasi: “ka postuar në rrjetin e tij social një postim që dëmton reputacionin e RTSh-së, duke ulur vlerat e programeve të shumta që RTSH-së realizon”.

Postimi regjisorit

Njoftimi për largimin e Haskut:

Punonjësi Ergi Hasku, me detyrë Regjisor në Departamentin e Prodhimit, ka postuar në rrjetin e tij social një postim që dëmton reputacionin e RTSh-së, duke ulur vlerat e programeve të shumta që RTSH-së realizon.

Sipas këtij postimi, citohet shprehimisht,” I vetmi emision i vlerave në RTSH @një natë sa sa një jetë”

RTSh është media e vetme publike në RSH-së, ku në në themel të veprimtarisë së saj ka realizimin e shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare dhe përcjelljen e vlerave nëpërmjet realizimit të shumë programeve cilësore e me vlera për pasurimin e botës mendore dhe shpirtërore të njerëzve.

Referuar Parimeve Editoriale të Radio Televizionit Shqiptar, Kreu XXII, pika 22.2 Përdorimi i medias sociale për të komunikuar në emër të RTSH-së, Pg 1, “Gazetarët dh punonjësit e RTSH-së nuk mund të shprehin në rrjetet sociale ide apo opinione që dëmtojnë reputacionin e RTSH-së apo bien ndesh me politikën editoriale të RTSH-së” si dhe pg “Nuk duhet thënë asgjë që vë në pikëpyetje integritetin e RTSH-së, paanësinë apa profesionalizmin e saj”.

Për shkeljet sa më sipër dhe në respektim të afatit të njoftimit,

VENDOSA:

  1. Zgjidhjen e marrëdhënieve të punës mes Radio Televizionit Shqiptar dhe z. Ergi Hasku, detyrë “Regjisor” në Departamentin e Prodhimit.

A ju ndihmoi ky artikull?

PoJo


huazuar nga newsbomb.net

Back to top button