Aktualitet dhe Lajme

“Reagoi instinktivisht kur pa dy persona të armatosur”, zbardhet dëshmia e avokatit të Paplekajt

Share

Gjykata e Apelit po njihet sot me konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, në Elbasan. Në dëshminë e tij avokati i Paplekajt, Mirash Martini tha se Paplekaj nuk ka reaguar në asnjë moment me dhunë. Sipas tij, bazuar në pamjet filmike,  Paplekaj ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty kur pa dy persona të armatosur.

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij”.

Avokati Martini tha se gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja.

Deklarata e avokatit të Paplekajt, Mirash Martini

Me kërkesën tonë gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja.

Bazuar në aktet e marra nga hetimi gjyqësor në shkallë e parë, e plotësuar edhe me aktet e reja të përpiluara gjatë apelit ka rezultuar se fakti ka ndodhur në këto rrethana:

I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë vullnetare e një grupi për mbrojtjen e votës në Elbasan, të kryesuar nga Arjan Hoxha. Ditën e ngjarjes, në orët e drekës ky grup vullnetarësh kanë marrë nga shtabi elektoral tre furgonë, që ishin të marrë me qira të përkohshme. Në furgonin e parë, që drejtohej nga Nuri Kasmi ka qenë edhe Arjan Hoxha dhe Arbër Paplekaj.

Në një moment Arjan Hoxha është telefonuar nga Ergys Muzhaqi, që ishte sinjalizuar nga Gazment Bardhi, për një krim elektoral në lagjen “5 maji”. Pas këtij komunikimi Muzhaqi është takuar me Hoxhën dhe kanq shkuar në rrugën “Lef Nosi”.

Kur kanë mbërritur në vendngjarke nuk kanë kontaktuar një makinë “ML”. Kanë parë nëse ka kamera lokali përballë dhe kanë dëshur të largohen.

Në këtë moment vjen një “ML” pa targa i drejtuar nga Mehmet Ndreca.

Hoxha e Paplekaj kanë shquar në makinë fotokojpje ID dhe një shkop gome.

Kanë njoftuar policinë, Alket Shatron, i cili nuk ishte në Elbasan, por janë sinjalizuar për situatën vartësit e tij.

Kamë mbërritur në vendngjarje dy zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Komunikimi i tyre me Arjan Hoxhën është regjistruar.

Dy zv.drejtorët kanë nisur të intervistojnë Mehmet Ndrecës.

Hoxha ka kërkuar të ndiqen procedurat nga policia dhe të kqyreshin sendet që ndidheshin në mjet.

Një minutë pas zv.drejtorit të Policisë ka ardhur një furgon policie me efektivë.

Nga pamjet filmike të administruara nga telefoni i Arjan Hoxhës, rezulton se gjendja ka qenë e qetë. Grupi i vullnetarëve ka konsideruar se detyra e tyre mbaroi.

Dy minuta më vonë aty janë afruar disa mjete, që kanë ndaluar në rrugë. Ata kanë zbritur dhe kanë sulmuar dhunshëm personin që po filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës e më pas edhe Arjan Hoxhës.

Nga telefoni i babait të Klement Xhaferrit, është filmuat momenti kur personat që mbërrijnë kërkojnë uljen e telefonit, por edhe ndërhyrjen e Paplekajt për të qetësuar situatën.

Po aty shquhet Pjerin Xhuvani me vrull dhe disa persona që shtyjnë Paplekajn në një kend të rrugës, ku ishte një rrugicë në ndërtim.

Nga aktet dhe dëshmitë, rezulton se kjo turmë ka ardhur në vendngjarje për të shpëtuar Mehmet Ndrecën, teksa ai po intervistohej nga zv.drejtorët e policisë. Turma jo vetëm që shpëtoi intervistimin e Ndrecës, por edhe pastrimin e automjetit nga objekte të dyshimta, letra me ngjyra, por edhe një çantë.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një automjet “Discovery” me 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Elbasanit. Ata nuk depërtojnë dot, për shkak të makinave që kanë zënë rrugën.

Avokati i Paplekajt:

Arbër Paplekaj nuk ka reaguër me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd.

Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty.

Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij.

/a.r


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button