Aktualitet dhe Lajme

“Reagimi i Ambasadës së SHBA s’kishte asnjë risi”, reagon Këlliçi: Të bëjnë kujdes nga njerëz të korruptuar si Veliaj e Rama

Share

Anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi ka reaguar sërish rreth përgjigjes që ktheu ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mediat e majta, pasi Gjykata e Apelit i riktheu vulën te PD Sali Berishes.

I ftuar në emision, Këlliçi theksoi se në reagimin e selisë diplomatike nuk ka asgjë të re, teksa SHBA duhet të tregojë kujdes që të mos ulë në krah njerëz të korruptuar si Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Këlliçi: Reagimi i SHBA nuk përbënte asnjë risi. Ritheksuan faktin se nuk mund të kenë bashkëpunim. Gjë që dihet. Por duhet që edhe ata të shtojnë kujdesin në raport me partneritetin që kanë me njërëz të inkriminuar dhe korruptuar siç janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sepse të ulësh në krah Edi Ramën dhe Erion Veliajn dhe të kërkosh moral nga pala tjetër kjo nuk qëndron. Për kryebashkiakun është faktuar roli i tij në dosjen 5D.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button