Aktualitet dhe Lajme

Rama: Viti 2024 nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në BE

Share

Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur me urimin e veçantë për Kosovën për Vitin e Ri 2024.

Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama, shkruan se ky vit nis mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit, uron për të gjithë shqiptarët e shqiptaret e Kosovës gjithçka që ju do zemra.

Mesazhi i Ramës:

“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button