Aktualitet dhe Lajme

Rama tregon objektivin e PS për anëtarësimet: Do ta fuqizojmë partinë

Share

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtues të PS-së, kryeministri Edi Rama, deklaroi se Partia Socialiste është një fazë të riorganizimit, siç është rienergjizimi i saj.

Ai tha për mediat se do të vijojë puna për hapjen e partisë, për anëtarësimet e reja.

Ai tha se objektivi i Partia Socialiste, është anëtarësimi deri në 50 mijë anëtarë deri në qershor.

Rama:Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me cfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm.

Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE”.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button