Aktualitet dhe Lajme
Rama ‘surprizon’ vlonjatët, për herë të parë këndon në fushatë bashkë me Noizyn

Kryeministri Edi Rama nga takimi përmbyllës në Vlorë, ka surprizuar ‘patriotët’ e tij.
Së bashku me këngëtarin e njohur Rigels Rajku (Noizy), kryeministri Edi Rama këndoi këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.
“Kam një surprizë për ju dhe dua që se bashku…hajde Noizy këtu hajde. Dua që Noizy dhe unë e ju të këndojmë këngën e jashtëzakonshme që Noizy ka shkuar”-u shpreh Rama.