Aktualitet dhe Lajme

Rama paralajmëroi vizitën e Trump, Berisha: Samitin e NATO-s do ta organizoj unë

Share

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi sot vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryedemokati Sali Berisha, i cili ka deklaruar se Samitin e NATO-së do të organizojë vetë ai, dhe jo kryeministri Rama.

“Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s.

Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, tha Berisha.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button