Aktualitet dhe Lajme
Rama nis takimet me shqiptarët në Milano, kryeministrit i dhurojnë fanellën e Juventusit me numrin 5

Kryeministri Edi Rama, me çeljen e fushatës elektorale ka nisur takimet me diasporën nga Milano, ku dhe ka marrë një dhuratë të veçantë.
Pak para se të merrte fjalën, Rama mori si dhuratë një fanellë të skuadrës së Juventusit me numrin 5, numër i cili përkon me numrin që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
“Ta keni për fat”, i tha personi që i dhuroi fanellën kryeministrit, ndërsa ky i fundit e falënderoj.