Aktualitet dhe Lajme

Rama nga Gjermania: Shqipëria, vendi më pro europian në Europë. Edhe nëse BE zhduket, Shqipëria sërish…!

Share

Kreu i qeverisë Edi Rama në Aachen të Gjermanisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se Shqipëria është vendi më pro evropian në Europë dhe se anëtarësimi drejt BE-së është ëndërr.

“Izolimi ynë tejet i dhimbshëm na bëri të jemi ai vend që sot mbështetur në barometrin e BE-të jemi vendi më pro evropian. Për ne të jesh pjesë e BE është aq e thjeshtë dhe aq thelbësore sa ishte për etërit themelues të BE. BE perceptohet si bankomat për ne, por nuk është kështu, nuk ka të bëjë me paratë, por me një parametër e mbështetur në vlera.

Dua të them që në kuadrin e integrimit dhe zgjerimi ka një akt interesant që lidhet me sloganin e famshëm të zgjerimit të vitit 2004, ku për shumë vende hyrja në BE ishte kthim në shtëpi. Për ne është ndryshe, ne s’kemi qenë kurrë pjesë e tij, por e kemi ëndërruar.

Nuk e di çfarë do të ndodhë me BE në vitet në vijim, por di të them që edhe nëse BE zhduket, Shqipëria sërish do të jetë një vend pro evropian.”, tha Rama./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button