Rama: Në kohën që ne bëjmë “detyrat e shtëpisë”, duhet të na hapen rrugë të integrimit pa qenë ende anëtar. Që Serbia…!
Kryeministri Edi Rama para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor dhe BE, i cili u mbajt në Malin e Zi, është ndalur të flasë për opinionim publik shqiptar.
I pyetur për faktin se presidenti i Serbisë ishte pesimist për anëtarësimin ne BE, Rama e cilësoi normale, duke thënë që Shqipëria është ndryshe nga Serbia, pasi është Evropa e Ballkanit.
“Presidenti i Serbisë dhe Serbia të jetë më pesimiste si ne është normale, sepse ne jemi Evropa e Ballkanit.
Ne me të drejtën e zotit dhe popullit kërkon të ulet në tryezën e BE dhe për këtë po punon përditë” tha Rama.
Sa i takon hapave dhe reformave që vendit duhet të plotësojë për integrimin në BE, Rama tha se duhet që gjatë kohës që Shqipëria bën “detyrat e shtëpisë”, BE duhet të hapë rrugë integrimi edhe pa qenë anëtar.
“Ideja dhe këmbëngulja ime ka qenë, në një kohë që ne bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet të shikoni që duhet më shumë mbështetje dhe nga ana tjetër duhet të hapen rrugë të integrimit, pa qenë nevoja për të qenë anëtar.
Natyrisht që ka një paketë financiare të konsiderueshme, e cila do të mbahet mes vendeve, përtej kësaj po ju jap një shembull, vetëm për shkak se ne jemi thuajse gati dhe do të prezantojmë në tryezën e bashkimit evropian për të hyrë në SEPA, të gjitha tansfertat financiare do të jenë si brenda bashkimi evropian.
Pra vetëm nga ky integrim, shqiptarëve do t’i kursehen dhjetëra miliona euro, që sot i marrin bankat si ekstra komision” shtoi kryeministri./m.j
Huazuar nga Javanews.al