Aktualitet dhe Lajme

Rama në Bavari: Emigracioni i paligjshëm kërkon reagim të përbashkët nga e gjithë familja e BE-së

Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar këtë të martë si ftuar nderi në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian në Bavari të Gjermanisë. Në një konferencë për shtyp me homologun e tij bavarez, Markus Söder Rama tha se një prej temave për të cilat kanë biseduar ka qenë për emigracionin e paligjshëm.

“Për ata që nuk e dinë 40 vjet më parë ishte një dritë e beftë shprese dhe më pas marrëdhëniet gjermano shqiptare u rivendosën pak vite më pas. Që pas asaj kohe nëse pyesni shqiptarët kanë një lidhje të veçantë me landin e Bavarisë.

Nuk ka të bëjë vetëm me futbollin është më e thellë. Kemi mijëra shqiptarë që jetojnë këtu. Ata nuk mund të jenë më mirënjohës dhe më të përmbushur sesa kaq duke qenë pjesë e ekonomisë. Thënë kjo pata nderin që të kisha mundësinë të ndaja disa mendime edhe në praninë e një kolegu tjetër.

Folëm për emigracionin e paligjshëm. Shqiperia kontribut per emigracionin e paligjshëm. Duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja së pari dhe së dyti sepse zgjidhja nuk është më as në duart e një vendi të madh si Gjermania. Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje.

Po të spekuloja këtu është se dallimi mes djemve e burrave në detyrë është se djemtë duan të tregojnë diçka e burrat të bëjnë diçka.

Kjo është ajo që vendet duhet të bëjnë kur varet nga qeveria. Ne duam të jemi pjesë e përpjkejes, nuk jemi BE por E pa B”, tha Rama.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button