Rama dhe Macron bisedime për Liceun Francez në Korçë, ambasadorja jep detaje: Mund ta realizojmë nga shtatori i 2025
Nga Korça ambasadorja franceze Catherine Suard ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macronn kanë biseduar në lidhje me projektin e krijimit të Liceut Francez.
Për këtë projekt ambasadorja tha se në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin, ndërsa liceun mund ta realizojnë në shtator të vitit 2025.
“Rama dhe Macron kanë pasur bisedime në lidhje me projektin e krijimit të liceut francez, ne shpresojmë që do ta arrijmë këtë, në qershor pritet të vijë një ekspert francez për të studiuar terrenin dhe situatat dhe me shpresë mund ta realizojmë diku nga shtatori i vitit 2025”, tha Suard.
Sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 2025 ambasadorja franceze nuk ka dashur të prononcohet.
“Unë nuk komentoj aktualitetin e politikës shqiptare, nuk mund të përgjigjem.”
Ambasadorja Suard ka zgjedhur Korçën në ditën e frankofonisë pasi Korça sipas ambasadores është frankofonia në Shqipëri.
“Jam e gëzuar që jam në Korçë dhe ju duhet ta kuptoni përse. Sepse nuk do doja të isha dikur tjetër përveçse në Korçë. Sot është dita e frankofonisë. Korça është frankofonia në Shqipëri. Korça është frankofonia në Shqipëri. Jam këtu edhe njëherë tjetër më shumë, vij shpesh për të mbështetur aktivitetin e aleancës franceze të universitetit të bashkisë me të cilën kemi goxha projekte, edhe një projekt për liceun francez. Jam këtu për të mbështetur konkurruesit që do vijmë për konkursin pena e artë”, u shpreh ambasadorja.