Aktualitet dhe Lajme

Raketa nga Jemeni ndez alarmin në Izrael, reagon ushtria

Share

Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha se sulmi me raketa shkaktoi aktivizimin e sirenave në zona të shumta në të gjithë vendin.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa ushtria izraelite tha se raketa e nisur nga jemeni u godit nga sistemet mbrojtëse. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi në Jemen mbi pretendimin izraelit.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave izraelite dhe kanë synuar anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku më shumë se 56.600 njerëz janë vrarë në ofensivën izraelite.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button