Aktualitet dhe Lajme

Qytetarët dhe bizneset shtojnë kërkesën për kredi, bankat premtojnë lehtësim kushtesh – Fast News Economy

Share

Bankat do të lehtësojnë kushtet e dhënies së kredive, si për individët, ashtu edhe për bizneset. Kjo ka rezultuar nga Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues për tremujorin e fundit 2024, publikuar nga Banka e Shqipërisë. Dokumenti vë në dukje se kërkesa për hua mbetet e lartë nga agjentët ekonomikë dhe se sistemi bankar është i gatshëm t’i përgjigjet kësaj rritje të kërkesës.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, bankat presin të ndjekin politika disi më të lehtësuara kreditimi në segmentin e biznesit të vogël e të mesëm, si edhe në kreditë lëvruar me qëllim financimin e investimeve. Qasje më e përmirësuar kreditimi pritet të ndiqet edhe në kreditë për individët në tremujorin e parë të vitit 2025, si në ato për financimin e konsumit, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave”, theksohet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë.



Sipas këtoj dokumenti, kërkesa për kredi pritet të mbetet e lartë si për bizneset, ashtu edhe për individët, thuajse në çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë. “Kërkesa më e lartë për kredi nga bizneset pritet të shfaqet në çdo segment të madhësisë së biznesit, kryesisht në financimin e investimeve. Kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë po ashtu në rritje, si për mbulimin e nevojave për konsum ashtu edhe për financimin e blerjeve të banesave”, evidenton Banka Qendrore.


Huazuar nga fastnewseconomy.com

Back to top button