Aktualitet dhe Lajme

Qëndrimi i Ramës për mbylljen e TikTok, Berisha: Gjeneratori kryesor i bullizmit je ti!

Share

Ish-kryeministrit Sali Berisha në daljen e përnatshme përpara mbështetësve të tij komentoi deklaratat e kryeministrit Rama që paralajmëroi mbylljen e rrjeteve sociale Snapchat dhe TikTok pas vrasjes së një të mituri pranë një shkolle në Tiranë.

Ndonëse u shpreh se nuk donte të bënte politikë me këtë ngjarje, Berisha deklaroi se përgjegjësi për kultin e bullizimit në Shqipëri ka vetëm Edi Rama.

“Nuk do të doja të bëja politikë me shpirtin e Martin Canit, por nuk ka si të mos i them sonte Edi Ramës.

Edi Rama je ti, por ti nuk di çfarë është përgjegjësia se je i tillë, që përhape në këtë vend, në këtë shoqëri kultin e bullistit, e banditit, e të fortit.

Edi Rama je ti që i pret bullistët, kriminelët, banditët në zyrë dhe lë qytetarët të numërojnë kafshatat.

Edi Rama thuaju pak shqiptarëve se, kush ka promovuar, mbështetur si ti kriminelët Rraha-Gjokës. Nga të mos ketë bullizëm, kur ata bëjnë ligjin, kur ata në emër të votave që vjedhin sundojnë vendin së bashku me ty.

A ke ti vetëdije, por nuk ke ti, të mungon vetëdija njerëzore, që gjenerator kryesor i bullizmit je ti, me mbështetjen që ju bën banditëve që terrorizojnë jo vetëm rrugicën e rrugën, por llagjen, bllokun, qytetet e fshatrat.

Atëherë ku ke fytyrë të dalësh ti mor, të akuzosh opozitën në parlament, të akuzosh mediat, por a e din ti mor, a e di apo jo që mediat shkuan tek rrahjet e fundit të Martin Canit, para se të shkonte policia jote e krimit.

A e di ti se ato kamera, ato media ishin aty para se të shkonte shërbimi i ambulancës i yti.

Çke ti me mediat, ti meriton çdo epitet, por unë nuk e prish gojën sonte sepse po flas për shpirtin e një engjëlli që nuk është më.

Edi Rama, po si mund të flasësh ti për shkollë dhe për nxënës, kur i ke vërshuar shkollat dhe nxënësit me drogë”, tha mes të tjerash Berisha.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button