“Punishtja e qumështit ”Ngota 2010”
Ngota- çfarë del prej qumështit të ‘vërtetë’...

Historiku:
Që prej vitit 2010 Shemsi Ngota, hodhi themelet e para të një rrugëtimi që mbështet zhvillimin e blegtorisë me anë të kulturës së qumështit. Emri i baxhos së tij mban mbiemrin e famijes ‘Ngota‘ në nder të një tradite dhe trashëgimie brez pas brezi të prodhimit dhe përpunimit të nënprodukteve të qumështit. Fjala “baxho” është fjalë e vogël për të përshkruar një fabrikë të ndërtuar në një godinë 2-katëshe me një sipërfage prej 800 m2 dhe një teknologji tejet moderne të përpunimit të qumështit me një investim prej rreth pesëqind mijë eurosh.
Çfarë ofrojmë:
Nga thellësia e alpeve të Dibrës, ne Ngota prodhojmë një gamë të gjerë produktesh qumështi sipas standarteve më të larta me vulë cilësie dhe sigurie ushqimore ISO22000. Gjalpi, djathi, gjiza, kosi, dhalla që prodhohen nga ne dalin të purifikuara, pa influencë antibiotikësh e as hormonesh rritjeje të sforcuar për kafshët tona. Qumështi i shëndetshëm dhe i pazëvendësueshëm për të porsalindurit si edhe të rriturit, freskues dhe njëkohësisht balancues i sistemit të tretjes vjen nga lopët e kullotura e përmban të gjithë yndyrën fillestare, i papërpunuar dhe i pahomogjenizuar
Misioni Jonë:
Ngota është e përkushtuar të sjellë tek çdo konsumator vizionine përbashkët të një jete cilësore dhe të qëndrueshme. Përmes games se gjerë të produkteve kërkojmë të
frymëzojme njerezit për një jetese ku ruhen vlerat e vërteta ushqimore, Ndihemi krenarë që kontribuojmë për një shoqëri të shëndetshme që prej vitit 2010.
“Ngota” është emri që ju garanton cilësi, shije dhe përkushtim ndaj produkteve të bulmetit.
Punojmë me përkushtim dhe dashuri prej vitesh për t’ju dhënë produktet e bulmetit më cilësore
“Ngota Diber 2010”, prej vitesh sjell në treg produktet e bulmetit më të mira dhe më cilësore te prodhuara me qumësht 100% organik.
PRODUKTET
DJATHË KAÇKAVALL
Lloj djathi i fortë dhe me shume yndyrë, i cili prodhohet nga qumeshti i deles në trajtë bukësh të trasha. Konsiderohet si aleati mě i mirë i shendetit kardiovaskular pasi ndikon në rritjen e kolisterolit të mirë. Ne nje perkufizim metalorik djathi kackavall përshkruhet si një shembellyre e refimit biblik te botes ku të carat, fryrjet, apo gungat e nxjerra jane mikrobote qe sjellin ndermend pamjen e planetit ku ndeshen pllaka tektonike per te krijuar malet’.
DJATHË I BARDHË
Djathi i bardhe, fale vlerave ushqyese qe ruan, éshté një nga produkter e bulmetit më të rekomanduara prej mjekëve. Organizmi yné arrin që ta trese até shume lehte dhe falë përbërjes së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shperbejne shumë shpejt duke lehtesuar perthithjen e mineraleve qe permban.
DJATHË DELE
Djathi i bardhë i deles është produkt i prodhuar nga qumështi i deles Ai është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit, uljen e riskut nga kanceri dhe ndihmon në rënien nga pesha. Ky djathë gjithashtu është shumë i pasur me proteina, kalcium dhe natrium. Djathi i deles ka në përmbajtje sasi të larta të vitaminave A, D, E, C dhe B-kompleks si edhe minerale si hekur, natrium dhe zink. Djathi i deles konsiderohet të jetë i veçantë për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe përfitimeve që i sjell metabolizmit te njeriut.
DJATHË DHIE
Djathi i dhise ka vlera të larta ushqyese, tretet lehtë, krahasuar me llojet e djathërave të tjerë, ka më pak kalori dhe yndyrë, si edhe është i pasur me proteina, kalcium, riboflavin dhe vitamina B2. Ai është mjaft i pasur me fibra të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në shkrirjen e depozitave yndyrore.
DJATHË LOPE
Ky lloj djathi prodhohet nga qumështi i lopëve të cilat kullosin në Bjeshkët e Dibrës. Cilësia e lartë dhe natyra madhështore e kullotave tona e ndërthurur me përkujdesjen në procesin e përpunimit sjell një cilësi të pakrahasueshme me asnjë lloj tjetër djathi.
GJALPË
Një masë e butë, thuajse e mëndafshtë, e shkrifët dhe e shijshme që të ben tệ harrosh çdo ushqim tjetër. Nëse ende nuk e ke provuar gjalpin “Ngota çfarë je duke pritur?!
GJIZË
Gjiza është një nga nënproduktet kryesore të qumështit. Ky lloj bulmeti sillet në trajtën e dromcave të buta e pak të lëngshme, të përgatitura nga qumështi, kosi, dhalli ose hirra, duke i mpiksur e kulluar pasi zihen. Perdoreni menjëherë pas blerjes ose mbajeni në frigorifer për ta ruajtur siç duhet.
KOS
Kosi është një ndër nënproduktet më të përdorura të qumështit dhe përfitohet nga fermentimi i qumështit të valuar, në të cilin hidhet një sasi e vogël kosi të freskët e quajtur ‘farë kosi’. Kosi ka veti ushqyese nder të cilat baza kryesore pērbēhet nga uji, yndyrna e kalcium. Eshte shumë i përdorur edhe në forma të tjera si dhallë dhe salcē kosi.
QUMËSHT
Qumësht që nxirret nga gjiri i kafshëve shtëpiake, me standardet me të larta higjeno-sanitare dhe konsumohet si një ushqim me vlera të mědha ushqyese.
DHALLË
Dhalla është një pije shumë popullore në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Në thelb është kos i pěrzier me ujë të ftohtë me akull, ndonjëherë dhe pak të gazuar, kripë dhe pak nenexhik. Pēr shume njerëz dhalla cilësohet si kos i holluar é i kripur.
Ja disa foto nga keto produkte.
Produktet tona genden ne restorante, hotelet dhe marketet kryesore ne Peshkopi, ne disa prej atyre me të medha ne Shqipëri, Tirana, Durresi dhe Lezhë.
Adresa : Fshati Melan, Dibër Ndërtesa nr. 66 ZK. 2640
Peshkopia, Albania
Adresa e dyqanit: Perballe shkolles 9 vjecare , Demir Gashi dhe Selim Alliu
Kontakt : 068 206 4690
Na gjeni ne FB https://www.facebook.com/ngotadiber2010/
Na gjeni dhe ne instagram : https://www.instagram.com/ngota_diber/
Na gjeni ne kete adrese ne google map