Aktualitet dhe Lajme

Publikoi në rrjete sociale foto intime të një vajze të mitur, bie në pranga 20-vjeçari

Share

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur.

Celulari i të riut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button