Aktualitet dhe Lajme

PS propozoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon PD: Mbyllen listat dhe ndalohen koalicionet!

Share

Partia Demokratike thotë se propozimet e PS për ndryshimin e Kodit Zgjedhor i heqin të drejtën e votës miliona qytetarëve.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, deputeti Ervin Salianji thotë se propozimet e PS do i mohojnë të drejtën e votës qytetarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht se në propozimet e tyre, socialistët kanë zbuluar formulën se si mund të votojë diaspora në vitin 2025.

Demokrati thotë se PS mbyll listat dhe ndalon koalicionet, dy nga kushtet e panegociueshme të opozitës në Grupin e Dialogut. Si përgjigje të këtyre propozimeve, Salianji fton qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës më 11 Korrik.


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button