Aktualitet dhe Lajme

“Protesta” për Bashkinë | JavaNews.al

Share

Nga Fatos Tarifa

Një humbës po bën “luftë”! Si një Trump i vockël, Belindi beson se nuk i humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës por ia vodhën. Tani kërkon të fitojë. Atë që e humbi në një garë për votën e banorëve të kryeqytetit kërkon ta marrë me 100 e ca mercenarë me banim në Tiranë, ose të ardhur nga jashtë Tiranës, me molotovë. Ky nuk është populli i kryeqytetit.

U prin Bellua, nën vëshgimin e vajzës së Berishës dhe duket se, në këtë “luftë” për bashkinë e kryeqytetit, ai po u jep Saliut dhe vajzës së tij një provë të re për besnikërinë e tij të pafund ndaj tyre.

Me Berishën deri në fund! Për bashkinë e Tiranës me çdo mjet e me çdo mënyrë! Edhe me zjarr! Në aleancë me “aleancën për teatrin”. Në krye të një mase njerëzish të dëshpëruar, mbi të cilët Bellua nuk ka as autoritet, as kontroll. Me një grusht politikanësh opozitarë njëlloj të pafat e të dështuar si ai, që edhe në grahmat e fundit të jetës politike të Berishës duan t’i provojnë bajraktarit të tyre se mbeten besnikë ndaj tij “no matter what”.

Bellua, të cilin partia e tij e zgjodhi të bënte garë për kreun e bashkisë së Tiranës, po nxit dhunën dhe zjarrvenien mbi këtë bashki, mbi punënjësit e këtij institucioni që administron punët e kryeqytetit dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve të jetesës për një milion banorët e tij.

“Beteja” e bellove para bashkisë nuk është betejë për demokraci, nuk është betejë kundër korrupsionit, nuk është as revoltë popullore. Shihni sa janë ata që protestojnë, cilët janë, çfarë duan dhe me ç’mjete e kërkojnë çfarëdo që duan!

“Protesta” e bellove është dhunë pa protestë. Po shohim një déjà vu që në Tiranë e njohim mirë prej vitesh. Dëshpërim njerëzish që kanë humbur kaq e kaq herë zgjedhjet dhe bashkë me to edhe toruan.

Botuar në Dita


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button