Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Rinia dhe qytetarët e mbarë vendit do derdhen në Bulevard
Përmes një reagimi në “facebook”, anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi, shprehet se të rinjtë do të dominojnë protestën e opozitës të enjten para Kryeministrisë.
Këlliçi, deputetë të PD dhe përfaqësues të FRPD, kanë takuar pasdite e djeshme, qytetarë të Tiranës në zonën e Parkut të Liqenit.
“Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend!”, shkruan Këlliçi.
Postimi:
“Energji pozitive pafund me qytetarët e Tiranës dhe FRPD ????
Sot ishim sëbashku me të rinjtë e FRPD dhe disa deputetë të PD, në takime me kryeqytetasit të cilët kishin zgjedhur parkun artificial të liqenit për të kaluar pasditen.
Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend! Mos mungo, eja dhe ti ????????
Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do derdhen nesër në bulevard, më shumë se kurrë e më të vendosur se kurrë ???????????????? Shihemi nesër, 11 korrik, ora 20:00, tek kryeministria “,✌????