Aktualitet dhe Lajme

Protesta e 13-të para bashkisë së Tiranës/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi

Share

Ditën e sotme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranës. Kjo ështe protesta e 13-të që zhvillohet ndërsa qytetarët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra pas dosjes “5D”.

Në lidhje me protestën policia ka publikuar planin e masave ndërsa thekson se prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye policia sugjeron që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia gjithashtu ka bërë thirrje edhe organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. Ata kanë bërë me dije se nga hedhja e molotovëve dhe sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë rrezikon seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button